Kukësi vendos për stolin, Hallaçi merr timonin e ekipit

schedule19:54 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:54 - 28 Dhjetor, 2020

Dita e djeshme te Kukësi ishte një “tërmet” i fortë, që shkundi gjithë klubin, pas asaj humbje 4-1 ndaj Partizanit. Trajneri Skënder Gega dha dorëheqjen direkt pas asaj ndeshje, me presidentin Gjici, që e pranoi dhe Kukësi lajmëroi largimin.

Zyrtarizohet se te klubi nënkampion nuk do të vijë dikush nga jashtë në krye, por skuadrën do e drejtojë Rrahman Hallaçi, zëvendësi i Gegës këtë edicion dhe Shehit në sezonin e shkuar si dhe trajneri i ekipit U21.

Këtë lajm e konfirmon njoftimi i Kukësit në rrjetet sociale. Gjithashtu klubi njofton se Hallaçi do të jetë i pranishëm në konferencën e ditës së nesërme para ndeshjes së vështirë dhe delikate në Laç për javën e 12 të Kategorisë Superiore dhe të fundit për këtë vit.

NJOFTIMI – Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner! Suksese profesor Hallaçi! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!