Stadiumi i ri i Kukësit “Kukës Arena” nuk do mund të inaugurohet as këtë javë në ndeshjen me Partizanin, ku skuadra verilindore është pritëse në këtë takim.
Ndeshja me Partizanin është e programuar të luhet ditën e dielë në orën 16:45, ku sipas klubit të Kukësi kjo sfidë do të zhvillohet në Shkodër.
Drejtuesit e verilindorëve kanë rënë dakort me Vllazninë, që të mund të luajnë në stadiumin e tyre për të zhvilluar ndeshjen e javës së 14-të Abissnet Superiores.
Ndeshja mes verilindorëve dhe demave është shumë e rëndësishme për synimet e dy skuadrave, me ekipin e Longos që kërkon rikthimin te fitorja pas dy ndeshjeve ku ka marrë vetëm 1 pikë, ndërsa nga ana tjetër djemtë e Dajës tentojnë vazhdimësinë e fitoreve. /f.a/abcnews.al