Kukësi udhëton në Hungari për Ligën e Evropës

schedule11:30 - 10 Korrik, 2019

schedule 11:30 - 10 Korrik, 2019

Kukësi do të kërkojë rezultat të mirë në Hungari, në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës ndaj Debrecenit vendas. Trajneri Ernest Gjoka ka besim, ndonëse ekipi i tij nuk quhet favorit.

Udhëtimet janë po aq të lodhshëm sa stërvitjet, por s’ka rrugë tjetër.

Kukësi bëri një tjetër zhvendosje, pas asaj për në Ohër, këtë herë duke shkuar në Hungari, ku do të ndeshet me Debrecenin vendas për Ligën e Europës.

Luhet sfida e parë e turit të parë, dhe skuadra shqiptare u nis që mbrëmjen e së martës, për shkak se udhëtoi edhe me avion deri në Budapest, edhe me autobus.

Pas seancave rraskapitëse stërvitore në Maqedoni, në breg të Liqenit të Ohrit, e pas atyre në Shqipëri, kuksianët ndihen gati, ndonëse trajneri Ernest Gjoka do të ketë një mungesë të madhe, kapitenin Ylli Shameti.

Mbrojtësi I qendrës vërtet e kaloi dëmtimin, por jo sëmundjen, dhe u detyrua të mbetej në Tiranë, për shkak të temperaturës së lartë.

Kjo do të thotë se në qendër të mbrojtjes pritet të jenë Cuculi dhe Teqja.

Kukësi nuk cilësohet favorit, por gjithsesi trajneri Gjoka mbetet me besim, siç u shpreh pak ditë më parë për Abc News-in./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!