Kukësi tenton lojtarin e kombëtares U-21

schedule15:33 - 23 Janar, 2022

schedule 15:33 - 23 Janar, 2022

Kukësi gjatë kësaj merkatoje ka bërë vetëm 3 afrime të cilat nga drejtuesit konsiderohen shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Emiliano Musta, Vasil Shkurtaj dhe Filip Gligorov janë lojtarë të afruar në skuadër që e njohin shumë mirë kampionatin shqiptarë dhe kjo është “plus” për trajnerin Diego Longo.

Një tjetër rikthim në superiore mund të ketë edhe për lojtarin e kombëtares U-21, Jorgo Pëllumbi, i cili është afër firmës me skuadrën verilindore.

Mbrojtësi korçari i cili aktivizohet me skuadrën e NK Varazdin pritet të kalojë me formulën e huazimit te kuksianët ku paraprakisht akordi është arritur.

21-vjeçari më parë është aktivizuar me skuadrën e Skënderbeut në kampionatin shqiptarë, nga ku u transferua më pas në Kroaci. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!