Kukësi dhe Laci janë ndarë në barazim 2-2 në javën e 3-të të Abissnet Superiore.
Verilindorët e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Milunoviç në minutën e 30-të.
Në minutën e 58 kroati Edi Basa dyfishon rezultatin.
Por kurbinasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 69′ rihapin ndeshjen me Zarubican dhe pas presioneve të mëdha të vendasve, në sekondat e fundit të takimit, në 95′ barazojnë rezultatin sërish me Zarubicën. /abcnews.al/