Kukësi “shkelmon” krizën dhe gjen fitoren ndaj Dinamos, në Laç s’ka fitues

schedule15:47 - 13 Mars, 2022

schedule 15:47 - 13 Mars, 2022

Pas 4 ndeshjeve pa fitore, skuadra e Kukësit më në fund arrin të mposhtë Dinamon në Kamëz për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për vendin e 3-të.

Verilindorët bëjnë në këtë mënyrë autokritikën për situatën e krijuar pas humbjes së thellë 5-0 me Partizanin dhe barazimin ndaj Vllaznisë.

Një fitore me shifrat 2-0 i kanë mjaftuar skuadrës së Diego Longos për të koleksionuar fitoren, ku në pjesën e parë minuta e 17-të verilindorët iu falën një autogoli të shënuar nga Prodani, i cili në ra në “kurthin” e aksionit të rrjedhshëm nga lojtarët e Kukësit.

Menjëherë blutë përgjigjen me anë të Haxhiut, por goditja e këtij të fundit shkon larg portës së mbrojtur nga Tafas. Përsëri Haxhiu dhe Chiendu në një tjetër rast kërkojnë të gjejnë portën e Kukësit por tentativat e tyre lënë për të dëshiruar.

Në minutën e 55-të për të dyfishuar rezultatin mendoi Milunovic, i cili shfrytëzoi më së miri harkimin e De Lucas dhe me kokë mposhti portierin Simoni, për të çuar shifrat në 2-0.

Reginaldo i aktivizuar në vendin e Ibrahimit provoi të surprizonte Kukësin, por gjen Tafan të gatshëm.

Verilindorët pranë golit të tretë me një aksion të nisur nga Basa, kroati pason për Ndrecën që nuk përfiton e më pas krijohet një rrëmujë në zonën e Dinamos, teksa në fund portieri Simoni ndal Gjelbërim Taipin.

Goli për djemtë e Longos nuk do vononte dhe erdhi në minutën e 68-të, por festa është e pavlefshme pasi Feijao gjendet në pozicion të parregullt, teksa edhe VAR konfirmon vendimin e anësorit.

Reginaldo në një tjetër moment duket se ka marrë mbi supe edhe fatet e Dinamos, por duket se në çdo moment gjen të gatshëm Tafas i cili i mohon golin, ish-sulmuesit të Kukësit.

Nuk ka gola të tjerë në këtë takim, me verilindorët që “shkelmojnë” krizën dhe “blindojnë” vendin e 3-të, ndërsa tashmë janë në kuotën e 42 pikëve. Ndërkohë Dinamo mbetet në kuotën e 23 pikëve në zonën e ftohtë të renditjes.

Në Laç, nuk kishte fitues në përballje mes kurbinasve dhe Skënderbeut, ku takimi mes tyre u mbyll 0-0. Laçi në këtë mënyrë nuk arrin të fitojë as në këtë duel, ndërsa ky është barazimi i tretë në 4 ndeshet e fundit që janë pa fitore.

Korçarët tashmë me Skënder Gegën në krye, arritën që në trasfertën e vështirë të Laçit të merrnin një pikë, që përballë një kundërshtari si bardhezinjtë mund të vlejë shumë.

Një pjesë e parë që foli për Laçit, të cilët krijuan raste por pa mundur që të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa korçarët ia dolën të mbroheshin mirë, për të mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Adeleke dhe Ziko kërcënuar në fillimin e pjesës së dytë portën e ujqërve të dëborës edhe me  Ujkën por pa rrezikuar shumë portën e kundërshtarëve.

72’ ka tension në tribuna mes tifozëve kurbinas dhe Vangjel Zguros. Ndërpritet ndeshja, teksa trajneri i Skënderbeut, Gega ndërhyn për të larguar Zguron dhe qetësuar gjakrat.

Guindo provon të zgjidhë ndeshjen por gjuan dobët dhe topi pritet nga Rexhepi. Mazrekaj dhe Ujka provojnë edhe shanset e tyre për të gjetur golin por pa mundur të mposhtin portierin Rexhepi.

Goli për vendasit do të vinte në minutën e 92, por festa e kurbinasve prishet nga VAR.  Ukja provon nga distanca, grushton Rexhepi, por topi shkon në këmbët e Guindou, që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Kurbinasit festojnë gjatë, por ndërhyn VAR-i, që evidenton një pozicion jashtë loje të sulmuesit dhe goli nuk vlen, ndërsa ndeshja do të përfundonte në barazim pa gola.

Laçi shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu 18 pikë në vendin e fundit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!