Kukësi prezanton më në fund lojtarin 23-vjeçar, mesfushori ka firmosur për 3 sezone

schedule15:45 - 27 Shtator, 2022

schedule 15:45 - 27 Shtator, 2022

Pas shumë vonesash, vetëm ditën e sotme Kukësi ka bërë të mundur edhe prezantimin e Abdou M’Bark.

Mesfushori ka firmosur me verilindorët deri në vitin 2025, teksa do të vihet pasditen e sotme nën urdhrat e Enkeleid Dobit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2025 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori nga Maurtiania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M’Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë”, shkruan Kukësi.

/f.a/abcnews.al