Kukësi po mendon për ndeshjen e së hënës kundër Vllaznisë, që është një finale për kupat e Europës.
Trajneri Diego Longo nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë titullarë. Pablo De Lucas u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit.
Spanjolli është i pezulluar, sikurse edhe mbrojtësi Edison Ndreca. Anësori i majtë ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ndërkohë në infermieri ka pasur lëvizje, pasi ka nisur stërvitjen pas operimit edhe portieri Angelos Tafas.
Gjithashtu edhe Vasil Shkurtaj është shfaqur pranë ekipit, por mbetet për t’u parë nëse është gati për lojë që tani. / abcnews.al