Kukësi mbaron “pushimet”, i rikthehen stërvitjes ditën e nesërme

schedule15:41 - 8 Shkurt, 2022

schedule 15:41 - 8 Shkurt, 2022

Skuadra e Kukësit fitoi kundër Egnatias me shifrat 2-0 duke mbetur në garë për titullin kampion.

Duke marrë shkas se verilindorët janë jashtë Kupës së Shqipërisë, trajneri Diego Longo ka shfrytëzuar mundësinë duke iu “dhuruar” dy ditë pushime lojtarëve.

Në këtë mënyrë “pushimet” përfundojnë ditën e sotme dhe skuadra do rikthehet në stërvitje ditën e nesërme, për tu përgatitur për ndeshjen e javës së 20-të të Abissnet Superiores, ku verilindorët do të luajnë kundër Kastriotit.

Për këtë ndeshje tekniku italian ka gati të gjithë lojtarët, përveç Puntus që shfaq akoma probleme në këmbë për shkak të dëmtimit që ka marrë. /f.a/abcnews.al