Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi luan “tenis” me Tërbunin, shënojnë 5 prej afrimeve të verës

schedule11:56 - 10 Gusht, 2021

schedule 11:56 - 10 Gusht, 2021

Kukësi do të niset drejt Sllovenisë mëngjesin e nesërm, ndërkohë që sot verilindorët kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me Tërbunin dhe e kanë fituar me rezultatin tenistik 6-0.

Pesë prej afrimeve të verës kanë shënuar në portën e pukjanëve, duke nisur me brazilianin Feijao që realizoi me penallti golin e parë, si dhe golin e pestë të takimit.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Basa, Shqiprim Taipi, Daci dhe Dushkaj. Kjo miqësore i vlejti trajnerit Diego Longo për të parë edhe njëherë në lojë skuadrën, kurse drejtuesit e klubit po punojnë edhe për të tjera përforcime në merkato. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!