Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi “likuidon” Kastriotin, shënon “poker” për 3 pikët

schedule15:45 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:45 - 13 Shkurt, 2022

Kukësi ka marrë fitoren e radhës ndaj Kastrioti. Një duel që përfundoi me shifrat 4-0, me verilindorët që arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 40-të me atë të Filip Gligorov. Shiko Videon

Vetëm 5 minuta më vonë djemtë e Diego Longos do të fitonin një penallti dhe kapiteni Gjelbri Taipi u tregu i saktë nga pika e bardh. Shiko Videon

Në pjesën e dytë verilindorët gjetën edhe golin e trëtë, i cili erdhi nga një aksion model nga lojtarët e Kukësi, ku topi kaloi nga Gjelbrim Taipi-Gligorov dhe në fund ishte edhe realizimi perfekt i Edi Basa 60’. Shiko Videon

Kastrioti provoi të surprizonte Kukësin me portierin Tafas që ishte në lartësinë e kërkuar, ndërsa ndaloi në disa momente krutanët e Emiliano Çelës.

Musta nga një goditje dënimi kërkoi të shënonte një supergol, pro që tentativa e tij shkoi “huq”.

në këtë ndeshje kishte vend edhe për golin e katërt, ku në 90+2′,  Kreshnik Bahtiri përfiton nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe gjen golin e parë sezonal me skuadrën verilindore. Shiko Videon

Me këtë fitore verilindorët arrijnë në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Laçi i vendit të dytë që do të luajë nesër me Dinamon.

Nga krahu tjetër Kastrioti mbetet me 15 pikë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!