Skuadra e Kukësit fitoi në ndeshjen e kthimit ndaj Teutës me rezultatin 1-0 e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Goli i Rexhinaldos në minutën e 61 i dha fitoren veri-lindorëve që i bashkohet në gjysmëfinale Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit.
Skuadra e Kukësit preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Veri-lindorët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Teutës falë golit të Rexhinaldos. Në pjesën e parë skuadrat nuk krijuan shumë raste shënimi duke u treguar të kujdesshëm dhe tentonin herë pas here të rrezikonin në portën kundërshtare. Pjesa e dytë dhuroi më shumë ritëm dhe raste nga të dyja kampet. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 64.
Kordeiro kroson saktë për Rexhinaldon i cili nuk zhgënjen përballe portierit Hidi. Në të 78 minutë, Kamara shpërdoron një rezultat të mirë për Teutën duke mos konkretizuar në gol. Gjyqtari akordoi 5 minuta shtesë të cilat nuk rezervojnë gjë tjetër veçse dy kartonëve të kuq. Frashri dhe Kordeiro përplasen mes tyre dhe gjyqtari i ndëshkon me karton te kuq. Kukësi arrin objektivin dhe kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë./abcnews.al