Skuadra e Kukësit është grumbulluar në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. Verilindorët po përgatiten për sezonin e ri të kategorisë superior ndërkohe që zhvillimet rreth merkatos nuk mungojnë.
Skuadra e Kukësit po stërvitet në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Me skuadrën është bashkuar edhe Dashamir Xhika, i cili ka firmosur me nënkampionët e Shqipërisë për vetëm një sezon pas 5 viteve tek skuadra e Partizanit. Kukësi ka zyrtarizuar jo pak afrime në këtë merkato por nuk kanë munguar as largimet. I fundit është portieri Stivi Frasheri, i cili ka kaluar ne radhët e skuadrës së Teutës.
FK Kukësi informon se marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe Klubit tonë ka përfunduar.
Shtatlarti, i cili ka mbrojtur portën e nënkampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve më skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.
“Klubi dëshiron të falenderojë Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, njofton skuadra e Kukësit.