Kukësi e Luftëtari, klubet më të mirë në treg deri tani

schedule18:53 - 8 Janar, 2019

schedule 18:53 - 8 Janar, 2019

Kukësi dhe Luftëtari kanë vepruar më mirë, deri tani, në tregun e futbollit në Shqipëri. Menaxheri Elton Marini bën një analizë të transferimeve të Janarit, në intervistën e dhënë për ABC News.

Nuk mund të priten mrekulli në Janar. Pavarësisht pretendimeve, klubet shqiptare do të bëjnë pak lëvizje për t’u përforcuar në fillim të vitit, ndonëse ka nga ata që kanë vepruar më mirë. Në një intervistë për ABC News, menaxheri Elton Marini, veçon ata që sipas tij kanë bërë diferencën.

“Ato që kanë lëvizur mirë janë dhe ato që e kanë demonstruar me mbylljen e marrëveshjeve dhe momentalisht ato që kanë mbyllur marrëveshje janë Kukësi dhe Gjirokastra. Gjirokastra përveçse ka bërë dalje që ka përfituar në aspektin financiar ka shpenzuar edhe në hyrje. Ka marrë Vucajn, është arritur akordi me Filin me kontratë të plotë nga Skënderbeu”, tha Marini.

Marini bën një parashikim edhe për klube të tjerë si Partizani, Tirana apo Skënderbeu.

“Partizani në këtë moment nuk ka bërë asnjë lëvizje të dukshme. Po punohet me disa emra që janë ofruar të paktën për repartin e sulmit. Besoj që do arrijnë në një vendim për të mbajtur vendin e parë. Tirana besoj që do lëvizi diçka sepse ka nevojë të lëvizë në disa reparte. Skënderbeu mos e qujjmë një skuadër që edhe pse ka patur probleme me rezultatet nuk do lëvizë në madhësinë e duhur për të qenë në hyrje të merkatos ashtu siç kanë qenë çdo vit”, u shpreh Marini.

Menaxheri thekson një tendencë të re pozitive në futbollin shqiptar.

“Duke u rritur tregu i brendshëm krijohet mundësia që me rritjen e lojtarëve që kemi ne mund të arrihet të bëhet trampolina për shitje në kampionate të tjera. Më në fund klubet e kanë kuptuar që loijtarëe duhet t’u ofrosh kontrata afatmesme dhe afatgjata. Ka qenë e gabuar më parë që mundoheshin që të bëheshin kontrata një-vjeçare ose 6-mujore”, tha menaxheri.

Gjithsesi, vështirësitë për një menaxher janë ende tepër të mëdha.

“Duhet të ketë persona të caktuar që të merren me database-in jo vetëm të Superligës, por edhe të Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të moshave. Duhet të ketë një sektor scouting-u që ne nuk e kemi”, tha Marini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!