Kukësi e Laçi nuk i besuan, qendërmbrojtësi i ri transferohet në Kroaci

schedule19:09 - 30 Janar, 2020

schedule 19:09 - 30 Janar, 2020

Kukësi dhe Laçi kanë qenë stacionet e tij në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Altin Bytyçi, i cili në maj të vitit 2018 debutoi në Superiore në një takim që verilindorët barazuan 2-2 me Flamurtarin.

Verën e shkuar, mbrojtësi 19-vjeçar nga Kukësi kaloi te Laçi dhe me kurbinasit luajti një ndeshje me ekipin e parë, në Kupë. Mbrojtësi u aktivizua me të rinjtë për gjashtë muaj dhe më pas u kthye në Kosovë.

Bytyçi luajti rregullisht në ligën e dytë, në një klub me emër si Besa e Pejës. Me paraqitjet e bëra fitoi një vend edhe te Kosova U19 dhe luajti titullar në tre ndeshjet kualifikuese të Europianit të 19-vjecarëve.

Pas një viti në Kosovë ai është larguar dhe karrierën do e vijojë te skuadra kroate e NK Medimurje, që garon në ligën e dytë. Aty, nëse luan rregullisht dhe besohet shumë që kjo do të ndodhë, atëherë do të ketë mundësinë të bjerë në sy në klubet e elitës dhe më pas pse jo të bëjë edhe hapin e madh. /abcnews.al

https://www.facebook.com/782946258515429/posts/1991559150987461/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!