Kukësi do të përballet me skuadrën e Romës në rast se kalon turin e parë në Europa League përballë Debreçen. Sfida të vështirë parashikohen edhe për Teutën dhe Laçin.
Skuadra e Kukësit do të luajë ndaj ekipit hungarez të Debreçen në turin e parë të Europa League. Por cili do të jetë kundërshtari i radhës në rast se Verilindorët kalojnë më tej? Në shortin e hedhur për turin e dytë të Europa League, fati e ka vendosur skuadrën e trajnerit Gjoka përballe skuadrës italiane të Romës. Për të ëndërruar përballen me verdhekuqtë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Debreçen është një skuadër mjaft e fortë dhe me eksperiencë ndërkombëtare. Ka edhe një tjetër mundësi mbi kundërshtarin e mundshëm të Kukësit që mund të jetë Torino.
Nëse Milan përjashtohet nga Europa League do të zëvendësohet nga Roma ndërkohe që Torino do të sigurojë pjesëmarrjen në këtë kompeticion në turin e dytë kualifikues. Laçi do të luajë ndaj izraeliteve të Hapoel Ber Sheva dhe nëse ia del të sigurojë kalimin në turin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit Kairat Almaty të Kazakistanit dhe Siroki Brijeg i Bosnje Hercegovinës. E pafat skuadra e Teutës ku nëse kalon letonezët e Ventspils do të luajë në turin pasardhës me fituesin e çiftit Hajduk Split dhe maltezëve të Gziras ku skuadra kroate është favorite për të siguruar pjesëmarrjen ne turin tjetër./ABC News Albania 24/7