Kukësi-Dinamo është sfida e fundit e javës së 16-të të Abissnet Superiore e cila do të luhet ditën e sotme në “Elbasan Arena” ora 16:45.
Një sfidë që pritet të jetë e luftuar mes të dyja skuadrat që kërkojnë të nisin mbarë vitin e ri 2022.
Verilindorët tentojnë fitoren për t’u ofruar me Tiranën kryesuese vetëm me 3 pikë pas barazimit të kësaj të fundit me Vllazninë.
Diego Longo nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë Emiliano Mustën, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe janë gati të mposhtin kryeqytetasit ashtu siç mposhtën Covid-19.
Nga krahu tjetër blutë e Bledi Shkëmbit kërkojnë 3 pikët përball verilindorëve për të t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit. /f.a/abcnews.al