“Kukësi Arena” bën bashkë Ramën dhe Dukën, i pranishëm edhe Zaho

schedule19:58 - 23 Prill, 2022

schedule 19:58 - 23 Prill, 2022

Për herë të parë publikisht, pas zgjedhjeve në FSHF, stadiumi i ri “Kukësi Arena” ka bërë bashkë kryeministrin Rama dhe Armand Dukën.

Investimi në shtëpinë e re të klubit të Kukësit ishte 50% me 50% i qeverisë shqiptare dhe i FSHF-ës dhe kjo ka bërë që si Rama ashtu edhe Duka të jenë të pranishëm në inaugurim. Bashkë më Ramën i prnaishëm ishte edhe djali i tij i vogël Zaho.

“Kukësi Arena” është impianti më i ri që i shtohet futbollit shqiptar, një stadium me një kapacitet prej 6200 vendesh, që plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s. /abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!