Debat në Pressing! Rrahman Hallaçi, zv trajner i Kukësit, dhe trajneri i njohur Nevil Dede, debatuan sa i takon rivalitetit mes Kukësit dhe Tiranës.
Hallaçi tha: “Nuk është për batutë, ne e diskutojmë gjithmonë. Ndeshjen me Tiranën do e fitojmë me patjetër, kemi shumë kualitet në skuadër. Kemi ekip më të mirë se skuadër, e besojmë këtë gjë. Tirana do të shkojë edhe në Durrës. Nëse Tirana e fiton kampionatin, do i themi suksese, por është herët për t’i thënë suksese.
Ndërsa Dede, u kundërpërgjigj: “Po, shtyllë jashtë apo shtyllë brenda. Në këtë kontekst, do të thosha që skuadra është më e konsoliduar dhe si organikë. Nëse krahasojmë lojtarët e Kukësit, përveç 11-shes, maksimumi ka 2 alternativa. Pjesa tjetër ka boshllëqe. Në mbrojtje dhe në mesfushë. Sot prisja që edhe Cooper të merrte më shumë minuta, i cili mund të jetë një alternativë e rëndësishme nëse i ndodh gjë Shkurtajt”.
Hallaçi nuk u ndalua me kaq dhe vazhdoi t’i thurë elozhe futbollistëve të tij: “Ne kemi sulmues kryesor Shkurtajn. Mendoj se është sulmuesi që kërkohet nga të gjithë skuadrat. Kemi Musollin, Abazaj, Gavazaj, Et’hemi. Kemi lojtarë të rinj me perspektivë, siç kishim sot dhe Domin, i cili ka perspektivë dhe është me të ardhme. Edhe Lulaj po ashtu./abcnews.al