KUKËS- Katër të rinj janë arrestuar nga policia dhe një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë dyshohet se të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit 20 vjeç, 22 vjeç, 28 vjeç dhe 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Po punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/



