Kukan: Pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian nuk është i plotë

schedule14:34 - 21 Maj, 2018

schedule 14:34 - 21 Maj, 2018

Eurodeputeti Eduard Kukan thotë për mediat serbe se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu paralajmëron vendet e rajonit se Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj.

Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, eurodeputeti Eduard Kukan ka folur gjerësisht për Ballkanin Perëndimor dhe për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai nënvizon se edhe Brukseli duhet të luajë rolin e tij në këtë proces.

“Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin Perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë premtimet tona”, është shprehur Kukan.

Eurodeputeti më tëj bën me dije se nuk pajtohet me deklarata e presidentit të Francës se nuk është koha për zgjerimin e BE-së, deri në momentin që BE të reformohet në themel. “Qëndrimi i Macron është vetëm një nga pikëpamjet në bisedimet për të ardhmen e BE-së. Kjo është një nga idetë e tij me të cilën unë thellësisht nuk pajtohem dhe jam kundër qëndrimeve të tij”, nënvizoi Kukan.

Ndërsa më tej paralajmëron në mënyrë indirekte Shqipërinë dhe Maqedoninë duke thënë se “Franca, Gjermania apo Hollanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj dhe kjo nuk ndryshon”.

Sa i përket vitit 2025, Kukan shprehet se së pari duhet të zbatohen reformat dhe më pas të shikohet çështja e anëtarësimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!