Kukan e Fleckenstein para protestës: Liderët politikë të tregojnë vetëkontroll

schedule17:50 - 13 Maj, 2019

schedule 17:50 - 13 Maj, 2019

Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i kanë drejtuar një letër publike pjesëmarrësve të protestave të opozitës, të nxitur si shprehen ata, nga shqetësimi i madh për shkak të imazheve të dhunës të para në Tiranë të shtunën e kaluar.

Thirrja i drejtohet pikërisht atyre që do t’i bashkohen opozitës në protestën e rradhës dhe i kërkon të tregojnë përmbajtje nda çdo formë dhune dhe të distancohen nga kush përdor atë. Eurodeputetët gjithashtu i drejtojnë thirrje për vetëkontroll të gjithë udhëheqësve politik, në këtë përballje të pritshme.

Duke argumentuar se pamjet e protestës së fundit, mund të japin përshtypjen, e gabuar sipas tyre, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave në qershor të këtij viti, Fleckenstein dhe Kukan i bëjnë thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile në vend për t’u bërë pjesë e zgjidhjes dhe për të kontribuuar në ndaljen e dhunës.

Është koha për t’i treguar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë t’i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike – përfundojnë në letrën e tyre drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe liderëve partiak, raporterët në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!