Kujtohet tragjedia e “Otrantos”, plagët e familjarëve të viktimave ende të hapura

schedule13:45 - 28 Mars, 2023

schedule 13:45 - 28 Mars, 2023

Kanë kaluar 26 vite nga tragjedia më e rëndë e regjistruar në shtetin shqiptar. 81 persona humbën jetën në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa 24 të tjerë u zhdukën dhe nuk u gjetën më kurrë.

Anija ‘Kateri i Rades’ u nis në 28 mars të vitit 1997 nga Vlora në drejtim te Italisë me 115 persona ne bord. Rreth orës 16 e 30 në kanalin e Otrantos mjeti i nisur nga Vlora u përplas nga anija italiane Sibila.

26 vjet më vonë në Vlorë, këtë të martë familjarët kanë përkujtuar të dashurit e tyre që i humbën në mes të detit. Ata kanë vendosur lule në varrezat ku prehen viktimat si edhe iu drejtuan vendit ku u nis anija Kateri i Rades nga Porti i Vlorës.

Agim Aliaj ka humbur djalin e tij vetem 17 vjeç në atë kohe, ndërsa mes dhimbjes që vijon ta shoqerojë prej vitesh tregon momentet kur mësoi për mbytjen e anijes. Thotë se djali nuk i tha që do të nisej drejt Italisë duke i lenë edhe një breng në zemer. Drejtësinë që nuk e gjeti kurrë, vazhdon ta kërkojë.

Çdo njëri dhimbja është në shtëpi. Djali më kishte lënë një shënim që do të ikte në itali dhe lajmin e fundit e mora se çdo gjë kishte mbaruar. Ishte vetëm 17 vjeç, kishte dy ditë që kishte festuar ditëlindjen, dhe më pas iku”, është shprehur një qytetar.

Një tjetër qytetare shprehet se dhimbja është e madhe dhje gjurmët e asaj tragjedie është e njëjtë si 26 vite më parë.

“Kam humbur nipin, djalin e vëllait vetëm 17 vjeç, atë kishte dritën e syrit. Ai ka ikur nga shtëpia dhe unë ju qepa nga pas deri te fusha e sportit por aty qëllonin me armë dhe erdha në shtëpi dhe në 12 të natës duke dëgjuar në televizor morëm vesh se çfarë kishte ndodhur. Kam shkuar te vëllai dhe i thash ku e ke Ardin por ai nuk dinte gjë, më tha që ishte te xhaxhai. Mua me tha që do më vishte me flori por nuk më shkoi mendja”, ka thënë një nga familjarët që ka humbur nipin. /abcnews.al