Kujtohen në FSHF, ka një qëndrim zyrtar për infektimin e Qardakut

schedule14:56 - 3 Qershor, 2020

schedule 14:56 - 3 Qershor, 2020

Lajmi i infektimit të Eridon Qardakut me koronavirus, shkaktoi panik në futbollin shqiptar. Shkodrani i Bylis ka rezultuar pozitiv dhe të gjithë pjesëtarët e klubit ballshiot iu nënshtruan tamponëve.

Për fat të mirë, të gjithë rezultuan negativë, përgjigje që riktheu qetësinë. Bylis publikoi rezultatet gjatë paradites së sotme, teksa është zgjuar nga gjumi edhe FSHF, që ka dalë me një komunikatë zyrtare dy orë përpara fillimit të sfidës Bylis-Tirana.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se është njohur me rastin e një futbollisti të KF Bylis, i cili pas testeve mjekësore rezultoi pozitiv me COVID-19. Menjëherë, Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar.

 

FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore, dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis, i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit.

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, FSHF“, përfundon njoftimi i FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!