Ish kreu i Auditit në ISSH, Kujtim Hoxha në një intervistë për Abc e Mëngjesit këtë të enjte është shprehur se në bazë të krahasimit të të dhënave mes ISSH dhe INSTAT rezulton se 430 mijë vetë nuk e kanë marrë pagën e luftës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në bazë të ISSH rezultojnë 780 mijë të punësuar, ndërsa sipas raportit të INSTAT që e ka bazuar në një anketë që e ka bërë që besoj se nuk është e saktë, nxjerr 1 milion e 230 mijë rezultojnë të punësuar nga INSTAT.
“Unë jam përgatitur dhe për të argumentuar atë që them në bazë të shifrave atë që ka deklaruar INSTAT dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore më shumë se kurrë, në mënyrë që qeveria për atë plan masash që ka marrë për të mbështetur njerëzit në nevojë dhe biznesin të jen ëtë qartë dhe të ti trajtojnë njerëzit në mënyrë të paanshme. Kam parë sesi Çuçi, Klosi dhe Ahmetaj rakordojnë punën dhe konstatova se në raportin vjetor të INSTAT që publikon numrin e të punësuarve kam marr raportet vjetore të 2013 deri në 2018 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të INSTAT, unë kam shfrytëzuar të punësuar për ti bërë të krahasueshme të dy shifrat e këtyre pasi ISSH ka pasqyruar vetëm të dhënat deri në fund të 2018 ndërsa INSTAT deri në fund të vitit 2019 dhe për ti bërë të krahasueshme kam marrë raportin e 2018.
Sipas të dhënave që ka ISSH në databas ato që janë të deklaruar dhe jo ato që punojnë në të zezë, pasi dhe qeveria sot nuk i trajton njerëzit që nuk kanë qenë të punësuar apo në punë të zezë vetëm ato që kanë qenë të punësuar. Kemi rreth 780 mijë të punësuar dhe janë të ndarë sipas subjekte, ndërmarrje buxhetore, jobuxhetore që kanë aktivitetet e tyre, firmat private, të vetëpunësuarit dhe sigurim vullnetar me përfitime afatshkurtra. Ndërkohë çudia ndodh me të dhënat e INSTAT që nxjerr disa të dhëna të tjera katastrofike që në bazë të statistikave përmes nxjerr numrin e të punësuarve që nuk është real. Të punësuar në fund të vitit 2018 shkon në 1 milion e 230 mijë të punësuar”, është shprehur Hoxha .
Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se me këto statistika ka zbuluar se nuk ka bashkëpunim mes ministrive, për të bërë një raport të tillë./abcnews.al