Deputeti Kujtim Gjuzi ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë duke sulmuar ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, duke theksuar se ajo njeh si opozitë partinë Bregut të Lanës
“Nuk duhet të shkelin Kushtetutën për t’u marrë vesh me Partitë politike që kanë dalë në bregun e Lanës.
Do t’iu lutesha të mbani në vëmendje këshillimin tim. Kujtim Gjuzi proteston me forcë për persona diplomatik që na detyron me forcë se kush është lideri i opozitës. Që kur ne jemi këtu nuk ka më bojë, çizme”, tha Gjuzi.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ironizoi deklaratën e Gjuzit duke thënë se nëse nuk do kishte dalë partia e Lanës nga Kuvendi, ai nuk do të ishte në sallë.
“Nëse nuk do kishte dalë partia e Lanës ti nuk do ishe këtu në sallë. Dua të kujtoj se ke konkurruar dhe nuk ke votuar as vetë për Partinë tënde, zero vota”, tha Gjuzi./abcnews.al