Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të mos ndërpresë fjalën e kolegëve të tij.
Ai tha se kjo ka sjellë revoltën e tyre në seancën e kaluar që përfundoi në braktisje të sallës.
Gjuzi: Kryetar faleminderit që më dhatë fjalën. Në rregullore ju keni të drejtë t’i jepni të fjalën deputetëve pa mbivendosje. Këtë ju e keni bërë me mua.
Ajo që solli përshtjellim në seancën e fundit ishte fakti që ju nuk i dhatë fjalën nënkryetarit të Kuvendit për të replikuar më Ramën. Do t’iu lutesha që kjo të mos ndodhë më.
Ruçi: Vendimet që merr drejtuesi bazohen në rregullore. Kushdo që ka ankesa mund të ankohet. Të tjerat pastaj për të drejta të kufizuara, ku flisni dhe unë ju dëgjoj këtu. Për këtë punë jam./abcnews.al