Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.
Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje.
Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.
Ndërkohë në rrjetin social “Facebook” deputeti shkruan se nuk e ka dhunuar kurrë bashkëshorten dhe djalin.“S’kam dhunu kurrë djalin e bashkëshorte që ngilohet nga motra e kallzuar n’polici nga unë”.