Aktorja, njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Monika Lubonja, ka rrëfyer eksperiencën brenda shtëpisë së famshme. Aktorja nuk mundi dot të shkojë në finale dhe u eliminua ditën e premte. Ajo u ndal dhe te marrëdhënia e shumëpërfolur me Ilirin, ajo tha se është ndjerë e zhgënjyer.
“Unë isha një lojtare që i bëja mirë llogaritë dhe nuk e cenoja Ilirin. Iliri është strateg. I ka bërë mirë llogaritë e veta. Nëse nuk do të gëzonte me Monikën, nuk do të kërcente dhe nuk do t’i jepja atë lirinë dhe gëzimin, nuk do të bënte gjë tjetër veçse të gatuante dhe të bënte strategjinë që bën.
Kam qenë lezeti i lirit. E vlerësoj dhe e respektoj Ilirin.”, tha aktorja. Ndërkohë e pyetur se kujt ia dëshiron fitoren e madhe, Monika nuk nguroi më në fund që të thoshte një emër. Sipas saj, duhet të fitojë Donaldi. /abcnews.al