Bill Gates ka folur për divorcin e tij nga Melinda, pas 27 vitesh, në një takim vjetor të organizuar nga Allen & Company.
“La të kuptohej se kishte bërë gabime. Po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional. Ishte gati me lot në sy”, tregoi një nga pjesëmarrësit që ndodhej në takim.
Sipas “New York Post”, Gates nuk e përdori fjalën “marrëdhënie” kur fliste për fundin e martesës së tij.
Kujtojmë që pas divorcit të bujshëm të tjera detaje u zbuluan nga jeta private e Bill Gates. Teksa ka qenë i martuar me Melindën, gjatë asaj kohe ai gjithashtu ka arritur të mbajë kontakte edhe me një ish të dashurën, kapitalisten e softuer-ve Ann Winblad./abcnews.al