“Kujt i bëhet vonë për emrat e përveçëm?”/ Basha: Debati ik o Enkelejd të vijë Oerdi, nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje

schedule17:31 - 26 Janar, 2024

schedule 17:31 - 26 Janar, 2024

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore se askujt nuk i intereson për emra të përveçëm, por duhet të diskutojmë çështjet që janë në interes të qytetarëve.

Basha ka theksuar se nuk duhet humbur kohë me qurravitje për interesa personal, kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve.

“Debati edhe këtë javë ka qenë ik Enkelejd të vijë Oerdi, sa e mjerueshme. Edhe kush fërkon duart? Dikush që nuk do zgjedhje.

Nuk po arrijmë dot në debat për çështjet e qytetarëve sepse duan ta mbajnë debatin. Kujt i bëhet vonë për emrat e përveçëm? Kujt i bëhet vonë që x apo y po ulet në atë karrige? Njerëzit duan të shohin shpresë dhe për këtë PD ka paraqitur vizionin dhe platformat e veta. Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për të fshehur interesa personale, në lojë janë interesat e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze dhe jo grindavece për interesa personale.

Duke reduktuar aktivitetin parlamentar nga një zhurmë e pakuptimtë që përfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm e pallogaritshëm për qindra mijëra familje shqiptare, duke kaluar në buxhetin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!