Kujdesuni për shëndetin me paketat mjekësore me çmime promocionale në Spitalin Hygeia

schedule18:57 - 4 Korrik, 2023

schedule 18:57 - 4 Korrik, 2023

Ardhja e stinës së verës për të gjithë ne është sinonim i pushimeve të gjata dhe kënaqësive të shumta që na falin ditët e gjata me diell, qëndrimi në plazh, det, pishinë apo edhe mal. Por, krahas kënaqësive që ofron kjo stinë, jo pak herë na ndodh që të përballemi edhe me situata shëndetësore nga më të ndryshmet të cilat kanë nevojë për përkujdesje mjekësore të specializuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të marrim masa dhe të kujdesemi  për shëndetin tonë si dhe të gjithë të dashurve tanë.  krahas pushimeve verore duhet të përzgjedhim edhe Institucionin shëndetësor të cilit do t’i besojmë shëndetin.

Kjo është edhe arsyeja pse Spitali Hygeia, gjatë muajve Korrik-Gusht, ka menduar të jetë më pranë duke ofruar paketa kontrolli mjekësore dhe ekzaminime me çmime shumë preferenciale, paketa këto të cilat janë të personalizuara sipas gjinisë, grupmoshave të ndryshme dhe patologjive më të hasura gjatë kësaj periudhe të vitit, kjo me qëllimin e vetëm, ofrimin e kujdesit shëndetësor të specializuar për të gjithë familjen dhe me çmime të përballueshme nga të gjithë sepse…….

…….“Pushimet shijojnë dhe kalohen edhe më bukur nëse jemi të shëndetshëm.

Gjatë muajve Korrik – Gusht përfitoni nga paketat e kontrollit dhe ekzaminimet në ofertë që Spitali Hygeia ofron për çdo grupmoshë, kontrolle këto që ofrohen nga mjekë specialistë profesionistë dhe me eksperiencë, të asistuar nga aparatura dhe teknologji mjekësore bashkëkohore duke garantuar një diagnozë të saktë dhe trajtim adekuat të çdo problematike shëndetësore, dhe përkatësisht do të mund të përfitoni:

  • 50% zbritje – për çdo Ekzaminim me Skaner & Rezonancë Magnetike
  • FALAS – Shërbimi me Autoambulancë për Urgjencat mjekësore në Tiranë
  • 20% zbritje – Kirurgjia e Përgjithshme (Ndërhyrjet Kirurgjikale)
  • 3,500 lekë – Paketa e kontrollit mjekësor për moshat pediatrike, pra fëmijët e moshave 0-14 vjeç, dhe përkatesisht:

Vizitë me mjekun Pediatër

Gjak Komplet

Urinë komplet

CR Proteinë

  • 5000 lekë – Paketa e Kontrollit Gjinekologjik, paketë e cila do të ofrojë ekzaminimet:

Vizitë Gjinekologu

Eko Gjinekologjike

Pap-test

Strisho Vaginale

  • 5000 lekë – Paketa e kontrollit të zemrës, kontroll ky aq i rëndësishëm në çdo periudhë të vitit por gjatë ditëve të nxehta të verës ky kontroll është një domosdoshmëri, dhe përkatësisht në këtë paketë do të përfshihen ekzaminimet:

Vizitë Kardiologu

Ekg

Eko Kardiake

Stress Test ose Lipidogramë

  • 5,000 lekëPaketa e kontrollit të Fertilitetit, pra, për të gjithë ato çifte që po përballen me probleme me fertilitetit, Klinika e Fertilitetit Hygeia, e njohur për rezultatet e saj të larta në rastet e trajtuara me IVF, me 75% sukses, do të ofrojë paketën e kontrollit ku përfshihen ekzaminimet:

Eko gjinekologjike

Vizitë Gjinekologu

Spermogramë

  • 30 % zbritje / Check – up për planifikim Shtatzënie

Spitali Hygeia

Kontakto: 04 23 90 000 /Email:[email protected]

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!