Erling Haaland është një sulmues i veçantë dhe po kaq i veçantë është mesazhi që ka dhënë një faqen e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi norvegjez i Dortmund, i cili ka shpërthyer sivjet me golat e shumtë të shënuar, deklaron se është koha që të kujdesemi për mendjen tonë nëpërmjet meditimit në këto kohë.
“Kjo pandemi po shkakton shumë stres dhe pasiguri se zakonisht. Nëse ndjen shumë ankth në këto ditë, nuk je i vetmi. Në vend që të kujdesemi për trupin tonë, duhet të kurojmë mendjen. Meditimi është diçka serioze dhe mund të na ndihmojë për të rregulluar emocionet.
Në këtë mënyrë mund t’u kushtojmë më shumë vëmendje të tjerëve dhe të jemi më altruistë. Kemi nevojë për t’u ndjerë bashkë, jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Qëndroni të fortë dhe të shëndetshëm. Zoti ju bekoftë”, shkruan bomberi i Borussia Dortmund. /abcnews.al