Një kujdestar i kopshtit zoologjik në një universitet në Nigeri është vrarë nga një prej luanëve që ai kujdesej për gati një dekadë.
Olabode Olavuyi, i cili ishte në krye të kopshtit zoologjik të Universitetit Obafemi Awolowo (OAU), u sulmua teksa po ushqente luanët, shkruan BBC. Kolegët e tij nuk ishin në gjendje ta shpëtonin dot, thuhet në deklaratën e universitetit.
“Kujdestari i kopshtit zoologjik, një teknolog veterinar, ishte kujdesur për luanët që kur ata lindën në kampus rreth nëntë vjet më parë. Por, në mënyrë tragjike, njëri prej luanëve e vrau atë. Ne nuk e dimë se çfarë i ndodhi luanit që e sulmoi atë” tha zyrtari i marrëdhënieve publike të universitetit Abiodun Olarewaju. /abcnews.al