Kujdesi për lëkurën deri në fund të vjeshtës

schedule09:12 - 25 Nëntor, 2019

schedule 09:12 - 25 Nëntor, 2019

E ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, Dr. Sidita Boriçi ka ndarë disa këshilla për kujdesin ndaj lëkurës.

Dermatologja ka theksuar se duhet një kujdes i veçantë për lëkurën deri në fund të vjeshtës.

Në stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperaturat e ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet e dukshme që ne shohim në lëkurë.

“Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike gjithashtu duhet mbajtur një dietë shumë e pasur e ndërthuar me ushtrime fizike”, tha ndër të tjera dermatologia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!