Kujdesi ndaj lëkurës në pranverë, bëni këtë maskë dhe do të shihni një ndryshim të madh

schedule11:19 - 18 Mars, 2022

schedule 11:19 - 18 Mars, 2022

Klea Mustafa, e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ndau disa këshilla për kujdesin ndaj lëkurës gjatë pranverës. Farmacistja theksoi se me ndërrimin e stinës është e nevojshme që të ndryshojmë produktet që përdorim për kujdesin ndaj lëkurës.

“Duhet të përdorim kremra dhe serume më të lehta. Kur kemi të bëjmë me lëkura specifike të tipit një lëkurë që është shumë e yndyrshme por në dimër ka tendencë të thahet, duhet të përdorim një krem intensiv ndërsa me ardhjen e pranverës duhet një teksturë më e lehtë.”

Ajo tregoi një maskë për ata që kanë lëkura sensitive dhe kanë tendencë të preken nga alergjitë. Klea theksoi gjithashtu përdorimin e përditshëm të kremit mbrojtës kundër diellit, gjatë gjithë vitit, pasi edhe kur mund të ketë reshje, rrezatimi ultravioletë dëmton lëkurën.

“Kjo është një maskë që mund ta bëjmë në shtëpi. Do ta quaja si një maskë “all in one” sepse është proteinike dhe qetësuese. Kur kemi një lëkurë që irritohet gjatë pranverës duhet një maskë e tillë për të ulur inflamacionin. Ka tre përbërës, xhelin aloe vera, mjaltin që vepron si antibakterial dhe të bardhën e vezës.”, tha ajo duke shtuar se para se të aplikohet maska duhet të kemi bërë një pastrim të lëkurës dhe pikave të zeza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!