Kujdesi Kirurgjikal/ BB: 23 mijë shqiptarë nuk i përballojnë kostot financiare

schedule12:52 - 10 Shtator, 2018

schedule 12:52 - 10 Shtator, 2018

Kujdesi kirurgjikal është i shtrenjtë për shqiptarët vlerëson Banka Botërore. Në studimin e fundit institucioni ndërkombëtar thotë se 0.8 % e shqiptarëve nuk kanë qasje në shërbime të tilla për shkak të pamundësisë finanicare.

Rreth 23 mijë shqiptarë nuk mund t’i perballojnë kostot e kujdesit kirurgjikal.  Konkluzioni është i Bankës Botërore, e cila vlerëson se kirurgjia është e shtrenjtë për shqiptarët dhe e papërballueshme për 0.8% të tyre.

Në studimin e fundit insititucioni ndërkombetar thotë se ky grup nuk ka qasje në shërbime të tilla për aryse finanicare. Panorama që jep Banka Botërore për vendin tonë në këtë aspekt është e ngjashme me vendet e Ballkanit në përgjithësi.

Në Serbi, 0.5% e popullsisë nuk arrijnë të përballojnë një kujdes kirurgjik për shkak të kostove të larta. Po ashtu, 0.8% e popullsisë në Malin e Zi. Shifra më e lartë regjistrohet në Maqedoni, ku BB përllogarit rreth 7.9% të popullsisë në vështirësi financiare për të përballuar një ndërhyrje kirurgjike.

Në Greqi 0.4% e popullatës përballen me vështirësi ekonomike për të pasur qasje në kujdesin kirurgjik.

Tre vjet më parë Komisioni i Revistës Shkencore Lancet për Kirurgjinë Globale propozoi gjashtë tregues mates, dy nga të cilat përqendrohen në vlerësimin e rrezikut të katastrofës financiare për shkak të operacionit.

Të dhënat e vëna në dispozicion të Bankës Botërore tregojnë se në botë dy të tretat e popullsisë nuk kanë qasje në kujdesin kirurgjikal, anestzi dhe obstetri të sigurtë, në kohë dhe perballueshmëri.

Megjithëkëtë Banka Botërore vlerëson se rreziku botëror i “katastrofës” financiare për shkak të operacionit është në rënie. Ndonese  prirje rënëse është inkurajuese, ajo është e ngadaltë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!