“Kujdes se po vëzhgoheni”, dekonspiroi hetimin për Drejtorinë e Patentave, pezullohet nga detyra kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës

schedule13:10 - 8 Gusht, 2022

schedule 13:10 - 8 Gusht, 2022

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata, është pëzulluar nga detyra për shkak se akuzohet për dekonspirim hetimesh.

Mësohet se Jata akuzohet se ka dekonspiruar dhe shpërdoruar detyrën duke vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Dyshohet se në nëntor te vitit te 2021, në prokurorinë e Tiranës është referuar një material proaktiv i klasifikuar si sekret hetimor. Ka rezultuar se subjekti i referuar për të ndjekur penalisht në këtë material është telefonuar nga kryesekretarja disa herë në momentin kur materiali ka ardhur në sekretarinë e prokurorisë, duke u vënë në dijeni për hetimin që do niste ndaj tij.

Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ka pasur një komunikatë me anë të telefonit me një person nga DPSHTRR, duke i thënë se ka nisur një hetim. Fillimisht mësohet se hetimi ka nisur nga SPAK por më pas është kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht në këtë moment hetimi ka rënë “në vesh” të kryesekretares e cila ka dekonspiruar hetimet. Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike.

Për këtë fakt, prokuroria Tiranë ka regjistruar në muajin korrik të vitit 2022 procedimin penal- për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurimit detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për kryesekretaren e prokurorisë Tiranë.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!