Në Angli nuk tolerojnë aspak thyerjen e rregullave. Kampionati në ishull, do të rifillojë më 17 qershor, datë kur luhen përballjet Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal.
Protokolli sanitar duhet zbatuar nga të gjithë, përndryshe do të ketë gjoba. Daily Mail raporton se drejtuesve të Premier League u është dhënë fuqi e plotë për sanksionet, që do të kushtojnë shumë para dhe pikë në renditje!
Deri në 200 mijë euro do të jenë gjobat kundrejt lojtarëve që nuk tregohen të përpiktë me rregullat e reja, por mund ta pësojnë edhe skuadrat, të cilat do të pësonin heqje pikësh në renditje. /abcnews.al