“Kujdes nga Shqipëria”, De la Fuente i druhet “Legjionarëve”: Dinë të “lëndojnë” nëse shpërqëndrohesh

schedule12:06 - 13 Qershor, 2024

schedule 12:06 - 13 Qershor, 2024

Është padyshim grupi më spektakolar i këtij Evropiani, të paktën në letër. Grupi B i Euro 2024, ku bëjnë pjesë Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria pritet të dhurojë emocione të forta për futbolldashësit, duke filluar që nga pasditja e 15 qershorit, me sfidën e parë të këtij grupi, Spanjë-Kroaci e për të vijuar me super përballjen, Itali-Shqipëri, në orën 21:00.

Të gjithë e kanë konsideruar grupin tonë, si më të vështirin për të bërë një parashikim e një ndër ta është edhe tekniku i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili për mediat ka folur fillimisht për rivalët e mëdhenj, Itali dhe Kroaci, e më tej është ndalur edhe te “Legjionarët” tanë, ku i ka vlerësuar jo pak këta të fundit, që dinë se si të ndëshkojnë kundërshtarët.

“Është grupi më i vështirë i Evropianit, por prandaj jemi këtu, për t’i mposhtur më të mirët dhe më të fortët. Do të provojmë mundësitë tona. Me Italinë dhe Kroacinë jemi ndeshur në edicionin e fundit të Nations League. Kroatët kanë ndryshuar më pak se ne dhe Italia, duke filluar nga trajneri. Vitet kalojnë për lojtarët e tyre të rëndësishëm, por ata kanë një ndjenjë të thellë patriotike.

Gjithmonë arrijnë të gjejnë një kohezion dhe harmoni fantastike në Kombëtare. Është mbresëlënëse që një vend aq i vogël arrin të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë. Dhe kujdes Shqipërinë, një skuadër ndoshta e panjohur nga publiku i gjerë, por me lojtarë të vlefshëm dhe një trajner që i ka dhënë skuadrës një stil dinamik dhe agresiv. Shqiptarët luajnë futboll të mirë, ata do të lëndojnë këdo që do të shpërqendrohet ndaj tyre”,- u shpreh trajneri i “La Furia Roja”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!