“Kujdes me motivet”, Karamuço për vrasjen në Lezhë: Djegia e makinës “shuan” provat biologjike, policia tani ka vetëm dy mundësi

schedule18:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 18:43 - 20 Korrik, 2023

I ftuar në një lidhje skype me edicionin Special Report, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ndër të tjera për vrasjen e ditës së djeshme në Lezhë tha se djegia e makinës shuan provat dhe e vetmja mundësi që i mbetet organeve janë dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë.

“Tani me djegien e makinës, provat biologjike shkojnë drejt pamundësisë për t’u identifikuar. Nuk e di se në çfarë përmasash është djegur makina.

E vetmja gjë mbeten dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë” tha Karamuço.

Karamuço tha se ai ende nuk është i bindur nëse kjo vrasje është kryer për hakmarrje dhe sipas tij policia duhet të ketë kujdes me dhënien e motiveve, pasi rrezikon të nxehë gjakrat mes fiseve edhe më shumë.

Ai tha se fillimisht duhet hetuar nëse ky person ka pasur konflikte të tjera me persona të tjerë, a ka qenë përfshirë në ngjarje të tjera dhe më pas të dilet në përfundim nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo.

Mesa jam i informuar, kjo sagë është tanimë diku te 7-8 persona që kanë humbur jetën. Unë nuk jam i bindur që mund të jetë atentat për hakmarrje.

Policia nuk duhet të nxitojë, sepse duke thënë për motive gjakmarrje rrezikon të nxehë gjakrat.

Duhet para a ka pasur konflikte të tjera ky person. Ka shumë arsye komplekse që duhen hetuar për të dalë në përfundimin nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo” tha eksperti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!