Aplikacioni kinez TikTok, ka shkelur politikat e Google, duke mbledhur të dhëna nga telefonat me sistem operimi Android.
Raportohet se ai ka mbledhur të dhëna të përdoruesve pa dijeninë e tyre.
Sipas një artikulli në Wall Street Journal, aplikacioni ka bërë këtë gjë edhe pasi përdoruesit kanë ndryshuar opsionet e privatësisë .
Kanë qenë përdoruesit e shumtë që kanë zbuluar se “Tik-Tok” lexon “clipboard”-in në çdo pajisje. Clipboard është teksti apo informacioni që dikush e kopjon në telefonin e tij, dhe ruhet derisa kopjohet një tjetër tekst.
“Tik-Tok” është instaluar nga Google Play Store rreth 89 milion herë. Ndërsa aktualisht Microsoft ka bërë një ofertë për blerjen e TikTok për rreth 40 miliard dollarë.
Kujtojmë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë afat prej 45 ditësh “TikTok-ut”, për të arritur marrëveshje me Microsoft. Ai tha se se do ta bllokojë aplikacionin “Tik-Tok” në ShBA për shkak të shqetësimeve se aplikacioni paraqet rrezik për sigurinë kombëtare shkaku i të dhënave personale që qarkullojnë nëpër këtë platformë./abcnews.al