Kujdes me fëmijët në makinë! Airbag-ët i marrin jetën foshnjes shqiptare

schedule12:06 - 18 Shkurt, 2020

schedule 12:06 - 18 Shkurt, 2020

Një foshnjë e porsalindur, më pak se dy muajsh ka ndërruar jetë pas një aksident me makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Pisa të Italisë. Fëmija ndodhej në automjetin e prindërve kur ndodhi një përplasje mes tre automjeteve. Nga hetimet paraprake mësohet foshnja  kishte qenë në soxholino, në sediljen e parë. Nga përplasja është hapur airbag-u që i ka shkaktuar plagë në kokë.

Sipas dëshmisë së prindërve në polici, babai ka qenë në drejtimin e mjetit, nëna e ulur në sediljen e pasme me fëmijën tjeter, ndërsa foshnja në vendin e parë. Mediat italiane shkruajnë se foshnja që kishte lindur në dhjetor 2019 nga prindër shqiptar. Ai u mbajt disa orë në spital në mjekin intensiv por nuk mundi të mbijetojë. /abcnews.al