Antimikrobikët mund t’i marrim dhe nga ajo që konsumojmë duke bërë që baktere shkaktarë për shumë sëmundje të shfaqin rezistencë ndaj tyre.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit rreth 40% e fermerëve shqiptarë përdorin barna të tilla tek kafshët e tyre.
Përdorimi i tepërt kërcënon shëndetin e kafshës dhe njëkohësisht ekspozon njerëzit që konsumojnë mish, qumësht e produkte të kontaminuara ndaj pathogjenëve rezistentë.
Anketa e realizuar në 525 ferma të prodhimit blegtoral me 29 veterinerë dhe 21 farmaci tregoi se shumica e fermerëve nuk kishin trajnimin e duhur mbi shëndetin e kafshëve.
Pothuajse gjysma e tyre raportuan se nuk e kishin dëgjuar më parë për rezistencën ndaj antimikrobikëve.
Kur fermerë e veterinerë u pyetën në lidhje me efikasitetin e antimikrobikëve të përdorur raportuan se kanë vërejtur rënie.
Në Europë përdorimi i këtyre barnave është reduktuar me 50% për shkak të direktivave që kërkojnë kufizimin e antimikrobikëve tek bagëtitë.
/ abcnews.al

