“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Shoë” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.
Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio.
Lexo edhe: Nën moderimin e Arilena Arës dhe Florian Binajt, nis “Piranjat” në ABC dhe T7: Emisioni ku gjithçka mund të ndodhë dhe askush nuk është më i sigurt
Emisioni do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në ABC në Shqipëri dhe në T7 në Kosovë.
Mësohet se sezoni i parë i “Piranjat” do të jetë me tetë puntata dhe do të vazhdojë deri në fundin e muajit qershor, për t’u rikthyer më pas në shtator me një sezon të plotë televiziv.
Lexo: VIDEO/ “Kujdes me mua….!” Kujtim Gjuzi, shumë i shqetësuar nga “Piranjat”, çfarë ka ndodhur mes tij dhe emisionit që fillon të martën?
Slogani i këtij emisioni do të jetë tejet paralajmërues: “Kujdes, piranjat kafshojnë”. /abcnews.al