VLORË- Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot rreth orës 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, shpërthimi është parashikuar të realizohet rreth 950 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, dhe do të shërbejë për hapjen e trasesë së rrugës së re.
Autoritetet bëjnë me dije se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit për të menaxhuar dhe garantuar sigurinë e qarkullimit të mjeteve gjatë zhvillimit të këtij procesi.
Ndërkohë, u kërkohet qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të punimeve./abcnews.al


