Ministri i Brexit Lord Frost është dorëhequr nga posti i tij. Në një letër drejtuar kryeministrit britanik Boris Johsnon ai ka paraqitur largimin për shkak të situatës së krijuar nga kufizimet e udhëtimeve për shkak të situatës së krijuar nga COVID.
Në fillim të kësaj jave Johnson u përball me një ndjenjë të madhe rebelimi nga deputetët konservatorë mbi masat shtrënguese në kuadër të pandemisë.
Një ditë më parë Britania e Madhe njoftoi rekord rastesh të reja me COVID, 90,418 në total. Më shumë se 10 mijë prej tyre dyshohen se janë me Omicron. /Abcnews.al