Kufizimet anti-Covid shkaktojnë probleme në sjellje tek kafshët shtëpiake

schedule15:32 - 22 Shkurt, 2021

schedule 15:32 - 22 Shkurt, 2021

Në Mbretërinë e Bashkuar, kujdestarët e qenve ofrojnë dhe shërbime ekstra për të përballuar shtimin e problemeve në sjellje të kafshëve shtëpiake gjatë mbylljes së vendit për shkak të pandemisë.

Por si shumë aktivitete profesionale, dhe ky ka hasur reduktime të ndjeshme të kërkesave gjatë pandemisë, pasi shumë njerëz kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi.

 

Kujdestarët e qenve shprehen se pronarët ankohen për faktin se kafshët shtëpiake nuk binden më si më parë, dhe në disa raste kafshojnë ndonjë pjesëtar të familjes.

Ekspertët shprehen se shumë qenve iu pëlqen ndjekja e një rutine dhe se kufizimet për shkak të rregullave anti-Covid kanë shkaktuar ndryshime në sjellje. Por tashmë pronarët e tyre duhet të përgatiten dhe për rihapjen e vendit pasi nuk duhet të ketë sërish ndryshime të menjëhershme, nga shtëpia në parqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!