Kufizimet anti-covid, Merkel gati të prezantojë ligjin e ri për të marrë kontrollin në shtetet federale

schedule13:43 - 9 Prill, 2021

schedule 13:43 - 9 Prill, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që të miratojë një ligj të ri që lejon vendosjen e kufizimeve anti-covid shtesë në rajonet me numër të lartë të infektuarish. Sipas agjencisë sa lajmeve Reuters, kancelarja planifikon të marrë kontrollin nga shtetet federale për të vepruar në bazë të situatës epidemiologjike.

“Qeveria federale planifikon të prezantojë projektligjin javën e ardhshme, në koordinim të ngushtë me shtetet, që përfshin një pushim të detyrueshëm dhe gjithëpërfshirës emergjence për rrethet me një incidencë prej 100 e lart,” i tha një burim Reuters.

Me një normë infeksioni prej më pak se 100 për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve, shtetet do të mbajnë kontrollin mbi masat për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjermania është duke u përballur aktualisht me një valë të tretë të pandemisë ndërsa Merkel dhe disa drejtues rajonalë kanë bërë thirrje për një bllokim të shkurtër dhe të mprehtë ndërsa vendi përpiqet të vaksinojë sa më shumë njerëz.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi sot se masat në të gjithë vendin ishin të nevojshme për të shuar valën aktuale të infeksioneve të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u tha gazetarëve se aktualisht rreth 4,500 pacientë ndodheshin në kujdes intensiv në Gjermani, duke shtuar: “Nëse kjo vazhdon, do të jetë shumë për sistemin tonë shëndetësor.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!