Kufiri i çmimit të naftës ruse, Kina: Do të vazhdojmë bashkëpunimin energjetik me Kremlinin

schedule09:47 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:47 - 5 Dhjetor, 2022

Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin energjetik me Rusinë pasi G7, BE dhe Australia vendosën një kufi për çmimin e naftës ruse për eksportet ruse, sipas The Guardian.

Kina, e cila tha se do të vazhdojë në bazë të respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, ka rritur importin e naftës ruse këtë vit.

Lexo edhe: Hyn në fuqi kufiri i çmimit të naftës ruse

Vendimi vjen pasi Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja, SHBA, vendet anëtare të BE-së dhe Australia arritën në një marrëveshje për të vendosur një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi ndaj eksportuesit të dytë më të madh të naftës në botë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!